Kjo do të thotë të blesh sherrin me para, fati i keq për një shqiptar që i ka hyrë detit me kokë por nuk i ka dalë ashtu sic priste.
Një shqiptar i cili deklaroi në polici se u trafikua në Britani të Madhe nga trafikantët e qenieve njerëzore u la në burg pasi u ndalua teksa punonte në një fabrikë marijuane.
Bëhet fjalë për Hakik Lalën, i cili do të depërtohet nga shteti anglez pasi të kryejë dënimin. Shqiptari ka pranuar akuzat para togave të zeza duke theksuar se ishte punonjës kanabisi në një shtëpi në rrugën Chepstow të Newport, raporton BalkanWeb.
Gjykatësi i çështjes, Richard Williams tregoi detaje se si u arrestua shqiptari teksa po përpiqej t’i largohet autoriteteve.
Lala në tentativë për t’i ikur policisë ka tentuar të kërcejë nga dritarja, por misioni i tij ka qenë i pamundur duke përfunduar më pas në pranga të policisë britanike. Pas kontrolleve të imtësishme, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi dhe 250 bimë të shpërndara në dhoma të ndryshme.
Ne seancën gjyqësore, shqiptari u ndihmua nga një përkthyes, të cilit i tregoi se kishte ardhur në Angli një muaj e gjysmë më parë, ndërsa për këtë kishte paguar 10 mijë paundë.
Ai ishte nisur nga Belgjika për në Angli duke përdorur një kamion mallrash. Shqiptari deklaroi para hetuesve se ishte detyruar të punonte në këtë fermë për të shlyer borxhin prej 10 mijë paundësh. Tashmë është dhënë masa e sigurisë për shqiptarin, i cili u la në burg për 6 muaj, ndërsa më pas do të niset për në Shqipëri.