SHumë ekipe gazetarësh janë mbledhur sonte para hyrjes kryesore të burgut hetimor në Shutkë pranë Shkupit, ku pritet që ish-kryeministri Nikola Gruevski të vijë sonte.
Dy orë pasi Këshilli Penal konfirmoi vendimin për refuzimin e burgimit dyvjeçar të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri nuk është shfaqur akoma në burgun e Shuto Orizarit, njofton TetovaSot.
Tani për tani, nuk ka informacion, nëse shërbimet e Gjykatës Penale ia kanë dorëzuar vendimin Nikolla Gruevskit, poashtu punonjësit e Burgut të Shkupit, nuk kanë asnjë informacion nëse Gruevski do të paraqitet sonte në burg.