Shkencëtarët po paralajmërojnë për atë që pritet të ndodhë nesër ku Toka do të jetë objektiv. NASA ka njoftuar se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda një kohë relativisht të shkurtër.
Asteroidi i pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18. Raportohet se ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.
I dyti, “2018 VR1” do të kalojë 16 minuta më pas, ndërsa i treti dhe i fundit që është parashikuar do të kalojë 3 orë më vonë. Pavarësisht kësaj, NASA jep siguri në parashikimin e saj se asteroidet do të jenë në një distancë të sigurt nga Toka.