Loading...

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier

Një pjesë e punëtorëve të Baypasit të Fierit kanë dalë sot në protestë për shkak të mosdhënies së pagave. Janë më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit ata që kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar, me thirrjet ‘’duam pagat tona”.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com