Loading...

Nuk ia del dot shoku i Edison Harizajt, vjen lajmi nga spitali

Ka qenë e pamundur për mjekët t’i shpërojnë jetën Genci Cacit, i cili ndodhej në spital prej ditës së djeshme në terapi intensive.

Burimet thanë se 33-vjeçari Caci ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj.

Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin ndodhi në zonën e plazhit, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i vrarë në vend Edison Harizaj, ndërsa 33-vjeçari Caci u plagos rëndë, në kokë dhe trup, plagë të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci u qëllua me breshëri kallashnikovi. 39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com