Loading...

Pas pushimit të hetimeve nga Italia, Saimir Tahiri bën lëvizjen për t’u rikthyer…

Pas pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias në Itali ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar që e njëjta gjë të ndodhë dhe me hetimet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime per “Panorama” bejne me dije se vendimi i depozituar nga vete ish-ministri saimir Tahiri eshte administruar si pjese e dosjes, nderkohe qe vazhdon hetimi.

Sipas vendimit, gjykata e Katanias pranoi kërkesën e Prokurorisë italiane që të pushojë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qenë gati për një vit i hetuar në Itali si pjesë e grupit të Moisi Habilajt.

Sipas vendimit të datës 5 tetor 2017, Gjykata e Katanias ka vendosur që të pushojë hetimet ndaj ish-ministrit, pasi sipas Prokurorisë së Katanias, nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin.

Ky vendim ka ardhur përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të vendoste më 15 tetor 2018, të zgjaste edhe me tre muaj hetimet për “trafik droge” në “kuadër të grupit kriminal”, ndaj ishministrit të Brendshëm.

Në vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përmendeshin edhe pritja e përgjigjes së disa letërporosive dërguar në Itali për Tahirin.

Mirëpo, ish-ministri i Brendshëm ishte ditën e djeshme te Krimet e Rënda për të dorëzuar vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Tahiri, me këtë vendim të drejtësisë italiane kërkon në një farë mënyrë që të kundërshtojë vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të datës 15 tetor, për zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me tre muaj. Për këtë ai ishte edhe i pranishëm me avokatin e tij dje rreth orës 13:00 te Krimet e Rënda, por pa pranuar të bëjë komente.

VENDIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Katanias, i cili disponohet nga “Panorama”, Tahiri rezulton të jetë vënë nën hetim nga Prokuroria italiane më datë 27.10.2017, tre ditë pasi ai deklaroi publikisht se nuk ishte nën hetim nga drejtësia italiane për lidhjet me Habilajt.

Në dt. 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

Në këtë kërkesë shkruhet: “Megjithëse nuk ka dyshime për përmendjen e Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet t’i japë 30.000 euro një ‘Saimiri’, ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po kështu, Prokurori i Shtetit bie dakord në datën 19.03.2018 me kërkesën e prokurorit të Antimafias për pushimin e hetimeve ndaj Tahirit, duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Më 5.10.2018, Gjykata e Katanias, bazuar në kërkesën e prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit, 10 ditë përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të merrte vendim për zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj me argumentin se priste letërporosi nga Italia.

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e tij, në bazë të nenit 409- 411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë Prokurorisë”, shkruhet në vendim./ PANORAMA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com