Një vendim i rëndësishëmm është marrë nga Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe ku do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën. Deklarata eshte bere nga nënkryetari i Dopullit, Mihal Mano. Sipas tij, familja eshte e varfer dhe ne pamundesi per te paguar, nderkohe qe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritatëve në jug të Shqipërisë.
“Jam nënkryetari i Dropullit Mihal Mano. Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i bashkisë.
Mengjesin e sotem, trupi i pajete i Kostandinos Kacifas mberriti ne Gjirokaster. Familjaret e te ndjerit u nisen dje drejt Tiranës, për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë. Së bashku me kufomën e 35 vjecarit, avokati Efthimios Navridis theksoi se do të marre një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për tua dorezuar atë familjareve.
Mediat greke raportojne se ceremonia do te behet diten e enjte, gjate paradites. Nderkohe qe i kushtojne renesi edhe nje mesazhi te leshuar nga Kryeposhkopi Anastas Janullatos. Ai reagoi dje kur prokuroria firmosi lejen per terheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas. Reagimi i Janullatos: THIRRJEU lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.