Një eksperiment social për të treguar një fenomen shumë shqetësues në ditët e sotme.
Një mësuese pati një ide të shkëlqyer për t’i bërë nxënësit e saj të reflektonin mbi bulizmin: duke mos dashur t’i nënshtroheshin diskutimeve të rënda apo shtjellimeve tepër të sofistikuara, ajo vendosi të sjellë dy mollë në klasë.
Si munden dy mollë t’i bëjnë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e një problemi kaq të rëndë social në ditët e sotme si bulizmi?
Lexoni çfarë bëri kjo mësuese dhe do të kuptoni…
Para se të hynte në klasë, mësuesja e goditi njërën prej mollëve mbi një tavolinë, në mënyrë të tillë që ta nxinte nga brenda por që nga jashë nuk mund të vihej re asgjë.
Nxënësve të saj ajo u tregoi mollën e parë, të dëmtuarën dhe u kërkoi atyre që ta fyejnë atë me aq vrer sa mundnin. Pati nga ata nxënës që e quajtën atë “krimb”, dikush tjetër nuk ndalonte së thëni e “shëmtuar”, të tjerë ende që i thonin “nuk duhet të jesh në këtë botë, frut i keq dhe pa shije”.
Më pas, mësuesja mori mollën e dytë dhe u kërkoi fëmijëve t’i jepnin komplimente këtë herë: po kështu, klasa filloi të lavdërojë shkëlqimin e saj, madhësinë e saj dhe shijen e saj të ëmbël.
Pas përfundimit të eksperimentit, mësuesja njoftoi se tani do t’i bëjë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe se si këto mund të shkaktojnë plagë të padukshme.
Ajo i pyeti, në fakt, fillimisht, nëse dy mollët kishin ndonjë ndryshim në pamjen e jashtme dhe të gjitha u përgjigjën jo: mësuesja pastaj i ndau në dysh mollët dhe i ngriti lart që t’i shihnin të gjithë.
Molla që kishte marrë fyerje, ajo që e kishte goditur më parë, e nxirë dhe aspak e mirë përbrenda, por tjetra ishte aq e shëndetshme sa dikush kërkoi të hante.
Bulizmi, ofendimet, sulmet verbale dhe fizike mund të shkaktojnë plagë të mëdha dhe dhimbje të thella për një fëmijë, edhe pse asgjë nuk mund të shihet nga jashtë.
Fakti i dëmtimit ndodh tek secili prej nesh kur ne jemi të keqtrajtuar, por në qoftë se nuk do ta kishim prerë mollën, nuk do ta kishim kuptuar kurrë si ishte ajo në të vërtetë.
Kur një fëmijë tha se donte të ishte si ajo molla më e bukur dhe se të gjithë duhet të ishin kështu, mësuesi e dinte se shembulli i thjeshtë e kishte përcjellur mesazhin.
Një ide e madhe e mësueses Rosie Dutton.
Shpërndajeni artikullin me të gjithë që ta njohin këtë shembull të vogël që jep një mësim kaq të madh, sidomos sot.