Përpjekje për jetën deri në sekondat e fundit. Kjo është ajo që shihet në një video të publikuar ku protagonist është një qen.
Videoja u publikua nga Animal Aid Unlimited – një organizatë indiane për shpëtimin e kafshëve, misioni i së cilës është të shpëtojë dhe trajtojë kafshët e rrugëve të Udaipur, që lëndohen ose sëmuren – dhe përmes shpëtimit të tyre, të frymëzojnë të tjerët për t’i mbrojtur dhe shpëtuar jetët e kafshëve.
Kohët e fundit ata shpëtuan një qen, i cili ra në pus – dhe i cili po shkonte drejt vdekjes së sigurt, para se ekipi i shpëtimit të vinte në ndihmë disa sekonda para se qeni të dorëzohej.
Shikojeni videon e shpëtimit: KETU