Një çift shqiptarësh janë kapur në Aviano nga policia italiane. Mediat italiane kanë bërë të ditur se në pranga kanë rënë Aleksandër Zhava, 29 vjeç dhe 24-vjeçarja Lisa Zille.
Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ku iu gjet një sasi e vogël kokaine, ndërsa avokati i tyre mbrojtës ka shpjeguar se sasia e kapur është brenda kufijve të përdorimit personal.
Reagimi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas kanë vijuar kontrollin edhe në shtëpinë e tyre, duke gjetur kokainë, marijuanë, si dhe disa materiale të tjera.
Të rinjtë priten të dalin sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet vijojnë për këtë rast.