Loading...

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit

Në portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror kanë mbërritur me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. 

Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe velierë me 6.553 turistë gjithsej.

Vetëm kroçera “Ocean Dreams” ka sjellë në port 886 turistë nga Japonia, si dhe 187 të tjerë nga Kina dhe Taivani, duke shënuar edhe numrin më të madh të turistëve që mbërrijnë nga vendet e Azisë lindore me kroçera.

Nga Turqia u ankorua në portin e Durrësit dy herë radhazi kroçera “Gemini” me rreth 1400 turistë në bord.

Me tre kroçera të tjera kanë mbërritur rreth 1500 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Franca e Hollanda (përkatësisht 516 dhe 432).

Durrësi është kthyer prej vitesh në një destinacion mjaft të kërkuar nga turistët me kroçera dhe përveç qytetit antik bregdetar ata vizitojnë edhe qytete të tjera me rëndësi historike dhe administrative si Kruja, Berati, Tirana apo Apollonia.

Kroçerat me gjatësi nga 120 deri në 210 metra ankorohen kryesisht në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit perëndimor, i cili administrohet nga APD.

Drejtoria Ekzekuve e APD ka marrë masa për lehtësinë dhe sigurinë e lëvizjes së turistëve dhe personelit të kroçerave në territorin portual./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com