Kroçera “Nautica”, me 669 turistë pritet të mbërrijë nesër në portin më të madh në vend.
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se kjo kroçerë vjen në Shqipëri në kuadër të një turi 1 javor në Itali, Greqi, dhe Mali i Zi.
Sipas qendrës së informacionit pranë APD-së, tre anije me 10 mijë ton mallra pritet të mbërrijnë gjithashtu nesër në Durrës.
Po ashtu edhe katër anije me 404 kontejnerë dhe 10 mijë ton mallra të tjerë po përpunohen sot paradite në kalata.
Gjatë muajit tetor në portin e Durrësit erdhën edhe korçerat “Ocean Majesty” dhe kroçerës “Berlin”, që erdhi fundjavën e kaluar me 377 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Franca.
APD është kujdesur gjithmonë të krijojë kushte shumë të mira sigurie dhe lëvizjeje për turistët dhe personelin e kroçerave në territorin portual./atsh