Një nënë e re shqiptare ka ndërruar jetë në një aksident në Itali.
Nëna e re shqiptare e quajtur Adelina Toska 33 vjeçe është viktimë në një aksident që ka ndodhur në një autostradë të vendit fqinj, shkruajnë mediat italiane. Një makinë tip “Alfa” e ka goditur atë, duke e lënë të vdekur në vend. Burri që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i vdekur në vend.
Shqiptarja, pasi ka ndërruar jetë ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijë të vegjël, që kanë moshën 12 dhe 6 vjeç. Ajo ka mbërritur në Itali disa vjet më herët dhe bashkëshorti i punon si murator. Mediat lokale të vendit fqinj kanë shkruar se nuk është vendosur nëse varrimi i të ndjerës do të mbahet në Shqipëri apo në Itali.