Loading...

Rama, ironizon Ngjelën:Më paskan dëbuar nga Kukësi, 50 figurantë me kapsolla!

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e një grupi qytetarësh që e pritën me pankarta e kapsolla gjatë qëndrimit të tij në Kukës. Avokat Spartak Ngjela shkruajti sot në facebook se “Bravo Kuksi! Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë. I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, përfundon Ngjela, mik historik i Ramës.

Nuk ka vonuar kreu i qeverisë dhe ka shkruar në Twitter se ishin “50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit”.

“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkroi Rama në Twitter. Me të njëjten monedhë, iu përgjigj Rama, avokatit të njohur.

Pritet të kundërpërgjigjet avokat Ngjela.

Rama dhe Ngjela njihen si miq historik, bile mbetet proverbiale koha kur në vitin 1991, të dy themeluan partinë kristian-myslimane. Dhe kur një ambasadë e huaj shumë e rëndësishme, u kërkoi të çonin një përfaqësues zyrtar në takim me një zyrtar të lartë që kishte ardhur nga larg, të dy, vendosën të çonin një berber që ishte ish-përndjekur politik. Dhe historia e kësaj ndodhie pushtoi Tiranën atë mot.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com