Aktiviteti “Dita e Agroturizmit në Parkun Natyror Bashkiak Shkrel “, iu mirëpret sot në pyllin e Gështenjave të Reҫit.
Pylli i Gështenjave të Reҫit është monument natyror, ku të pranishmit në këtë aktivitet do shijojnë bukuritë natyrore dhe peizazhin e mrekullueshëm duke shijuar gështenjat të cilat në këtë zonë janë karakteristike dhe njihen si produkti me të cilët banorët krenohen.
Sot pranë sheshit kryesor të fshatit Reç duke filluar nga paraditja e deri në mesditë do të zhvillohen aktivitet të ndryshme si shëtitje në pikat më të bukura të zonës ,eksplorim i shtigjeve në natyrën e egër të zonës duke shijuar me njëri-tjetrin gështenjat e pjekura simbol i stinës së vjeshtës.
Ky aktivitet synon të prezantojë dhe të demonstrojë vlerat agroturistike dhe vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore .Reçi në këtë festë shpalos jo vetëm bukuritë dhe traditat e tij por edhe potencialet dhe kapacitetet turistike./Atsh