Loading...

Ikën nga detyra Avokatja e popullit, ja kush e zëvendëson

Avokatja e Shtetit Alma Hicka shkarkohet nga detyra dhe në vend të saj emërohet Artur Metani. Emri i këtij të fundit mësohet se është propozuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndërkaq emërimi i Artur Metanit në postin e ri është bërë nga kryeministri Edi Rama. Ende nuk dihen shkaqet e shkarkimit nga detyra të Alma Hickës. Vlen për t’u theksuar fakti që emri i avokates përmendet në një çështje me konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ. Në një reagim të fundit në “Twitter” kryeministri Edi Rama shprehet se Alma u largua për arsye personale, duke mos kursyer sulmet ndaj mediave që i quan “kazanë”.

Kujtojmë që Alma Hicka u emërua në krye të Avokaturës së Shtetit më 5 nëntor të vitit 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në koalicion me LSI. Ndërsa Avokati i ri i Shtetit, Artur Metani, ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com