Të gjithëve u bëri përshtypje dalja e Fatmir Xhafajt krah kreut të Bashkisë së Tiranës në ditët e fundit në krye të detyrës. Por, çfarë fshihet pas? Aleanca politike mes Xhafajt dhe Veliajt?
Shumë u përpoqën të lidhinin këtë në një koalicioni të këtyre të dyve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nisur nga fakti se Tahiri dhe Xhafaj nuk kanë pasur asnjëherë miqësi mes tyre.
Por, në fakt e vërteta është fare e thjeshtë nuk ka nevojë aspak për shumë thellim. Lidhja mes tyre është dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboci, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës./Korrieri