Këngëtari Gjergj Leka ra në grackën e prezantueseve të emisionit “Dikush” në “Gazetën Shqiptare”. Gjatë intervistës, regjia njofton se pa dashje emisioni nuk ishte vënë në regjistrim.
Gjergji i qetë tregohet i gatshëm për ta nisur nga fillimi, ndërsa i propozohet një favor. Anilda Kaçaçi, njëra nga drejtueset thotë se do heqin diskutimet për censurën. Aty ai flet për njerëz që kanë pretenduar se janë kufizuar në artin e tyre, kur nuk kanë shkruar asnjë këngë, po vetëm kanë pirë alkool. Kupton shakanë, dhe emisioni vijon me pyetjen e radhës që ia ka përgatitur drejtuesja e re, Keisi Shtëpani.
Në kanalin e “Gsh.al” në “Youtube” këtë javë përmes lirshmërisë në komunikim të Gjergj Lekës, njohim më tepër një personalitet të muzikës shqiptare, siç është ai. Biseda rrjedh, ndërsa tregon për njohjen me gruan disa vite më të re në moshë, Erisela Markon, ca dilema “të vockla” në fillimet e lidhjes.
Krahas familjes, ai hedh hije dyshimi për persona me poste të larta qeveritare të cilët kanë nisur përdorimin e lëndëve narkotike në moshën 53-vjeçare. Jeta në shtëpinë e re, në periferi të Tiranës, tashmë është një ëndërr e vjetër për t’u çliruar nga presioni i qendrës së Tiranës. Personzh larg klisheve, gjithmonë origjinal, nuk e ndal vrapin drejt projekteve mediatike, për të qenë ne garë me veten.