Loading...

Sali Lushaj, i ati i Stresit shprehet se vajza 20 vjeçe, e cila u ndalua bashkë me të, është një fanse e të birit.

Reperi i njohur Stresi u ndalua dy javë më parë nga policia, pasi u kap në një hotel në Linzë me një sasi të konsiderueshme koakine, armë dhe fishekë.

Gjithashtu në momentin e ndalimit të Stresit ishte i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare, e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.

Lidhur me këtë ka folur babai i Stresit, Sali Lushaj, i cili ka treguar sesi qëndron e vërteta. Sipas tij, arr*stimi i të birit ishte i inskenuar nga pushteti.

“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige”, ka treguar babai i reperit.

Gjithashtu ai është shprehur se Stresi është i pafajshëm dhe se ndihet krenar për të. Sipas atij, nga të gjitha akuzat ndaj Stresit asnjë nuk qëndron.

Njëkohësisht Sali Lusha ka folur edhe për të fejuarën e Stresit, Keisin. “Ajo e ka marrë me sportivitet sepse e njeh kush është Stresi. Në asnjë sekondë nuk është ndarë as nga ne dhe as nga Stresi duke e mbështetur”, tha Lushaj në një intervistë për “’Sevenbizz”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com