Loading...

Tre filma shqiptarë kandidojnë për “Oscar”

Duket se tashmë industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e suksesshme dhe në nivelin ndërkombëtar. Tre filma kanë arritur të prekin çmimin “Oscar” për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë.

“Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri. Ai fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017. Dhe tani është nominuar në kategorinë e filmit më të mire në gjuhë të huaj.

“Martesa” bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja.

“Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit në Palm Springs. Ky film flet për historinë e një fëmijë të vogël, i cili përballet me familjen e tij për shoqërinë me shokun e tij rom. Filmi prek temën e përjashtimit, dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

“Ajo” është filmi nga More Raça që u përzgjedh si një ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com