Loading...

Maratona e artit dhe poezisë italiane udhëton në Berat/Foto

Në kuadër të javës së gjuhës dhe kulturës italiane në kalanë e Beratit u zhvillua “Maratona e artit dhe poezisë italiane 2018”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 14 shkollave dhe 142 nxënësve, të cilët interpretuan pjesë nga autorë të ndryshëm në poezi, këngë dhe muzikë italiane.

Aktiviteti u mundësua nga Ambasada italiane në bashkëpunim me Konsullatën italiane në Vlorë dhe me mbështetjen e DAR-Berat, QKMB dhe DRKK-Berat.

Në përfundim të aktivitetit në praninë e veçantë të ambasadorit italian Alberto Cutillo dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në ambientet e muzeut “Onufri” u ndanë certifikata vlerësuese për pjesëmarrësit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com