Loading...

“Lenini është gjallë”

Rusët po spekulojnë se udhëheqësi komunist Vladimir Lenini është gjallë, pasi një ambulancë u pa të drejtohej me shpejtësi drejt varrit të tij.

Dy punonjës të ambulancës ruse u kapën në foto që më pas u postuar në rrjetet sociale, teksa vraponin drejt banesë së fundit të Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës, shkruan Shkodranews.

Kjo nxiti një valë shakaje online, ku shumë i referoheshin episodit të “Simpsons”, në të cilin Lenini kthehet në jetë për të “shtypur kapitalizmin”.

Një komentues shkroi: “Bëni gati borgjezinë, Lenini u zgjua!”

Një tjetër shtoi: “Lenini jeton, Lenini jeton, Lenini jeton!”

Asnjë koment zyrtar nuk është bërë për incidentin nga stafi i mausoleumit në Sheshin e Kuq, ku trupi Leninin ndodhet që nga viti 1945, ose shërbimi i ambulancës së Moskës, shkruan Shkodranews.

Disa media lokale kanë raportuar se incidenti në të vërtetë përfshinte një turist që ishte i sëmurë dhe ishte shtrirë në tokë. /Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com