Shqipëria ka marrë një kërkesë të qartë nga Turqia për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore që qëndrojnë pas Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu që përveç Shqipërisë i është drejtuar Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.
Në një intervistë për agjencinë Anadollu, kryediplomati turk tha se institucionet arsimore të rrjetit FETO përbëjnë rrezik për sigurinë e këtyre vendeve.
Ankaraja i konsideron organizatat e Fetullah Gylenit si terroriste dhe organizatore të Grushtittë shtetit të 2016-ës. Çavushollu tha se deri më tani janë mbyllur 30 shkolla në vende të ndryshme të botës.
Shumë prej tyre do të administrohen nga një fondacion shtetëror i krijuar nga Turqia, që tani ka marrë nën administrim edhe shkolla në Shqipëri e Kosovë.