Pas atyre të ditës së djeshme, në rezidencat e Klintonëve dhe asaj të Barack Obama-s në SHBA, një tjetër pako e dyshimit është gjetur në pronën e një personazhi të njohur.
Siç bëjnë me dije mediat amerikane, një pako e dyshimtë është gjetur në restorantin e aktorit Robert De Niro, në New York, shkruan Shkodranews.
Një hetim ka nisur nga policia lidhur me rastin. /Shkodranews