Shpesh na ndodh që të zgjohemi disa herë natë, ose shpesh në thuajse të njëjtën orë. Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.
Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni:
Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.
Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.
Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.
Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.