Loading...

Stresi postoi nga burgu? Menaxheri i reperit e “mbulon”: I kam bërë unë, pasi…

Ndërsa tashmë prej ditësh ai ndodhet brenda qelive, reperi Arkimet Lushaj, bëri konfuz fansat e tij pasi bëri një postim nga rrjetet sociale. Të gjithë menduan se ai kishte mundur të fustë në qeli, një telefon, por e vërteta ishte krejt ndryshe pasi postimet sot nuk ishin bërë nga vet ai. Panorama mësoi se postime janë bërë nga miku i tij, Anestezion Bekteshi, që është dhe menaxheri i rrjeteve të tij sociale.

Më pas “Panorama” ka kontaktuar me Bketeshin, dhe ai ka deklaruar se media i ka keqinterpretuar këto postime sot. Ai sqaron se ai është autor i postimeve dhe tregon se menaxhimin e rrjeteve sociale të reperit ka vite që e bën. “Çdo herë jam kujdesur për rrjetet sociale të Arkimedit shumë herët, unë kam qenë ai që e ka ndihmuar dhe kur i vodhën llogarinë që ja riktheva sërish. Kam shumë vite që menaxhoj rrjetet sociale të tij. Mediat sot e kanë keq interpretuar postimin e tij”. ishte ky reagimi i Anestezion Bekteshit për “Panorama”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com