Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier sot dhe një i mitur ka ikur tragjikisht nga jeta pas një sherri të zakonshëm me vëllain e tij.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.