Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.