Një gjest i dëshpëruar. Një burrë 52-vjeçar i ka vënë flakën vetes mëngjesin e së shtunës, përpara një bari pranë stacionit të trenit të Brescia të Italisë.
Disa kalimtarë dhanë alarmin dhe kërkuan ndihmë te autoritetet. Burri u transportua në spital në kushte të rënda shëndetësore, shkruan Shkodranews.
Gjesti dramatik dyshohet se u krye pas një zhgënjimi në dashuri, raportojnë mediat lokale. /Shkodranews