I është dhënë lamtumira e fundit Keiichiro Kimura-s, “babait” të “njeriut Tigër”. Kimura, i cili u shua pas një infarkti, ishte një regjisor japonez i filmave vizatimorë mitikë në vitet ’80, shkruan Shkodranews.
Ai ka krijuar personazhe si “Cyborg 009”, “Njeriu tigër”, duke kaluar më pas te “Mimì dhe kombëtarja e volejbollit”, “Trider G7”, “Sam djali nga West”, “Sally magjistrarja”.
Edhe tani, në moshën 80-vjeçare, ai kishte nisur të punote për një tjetër projekt.
Ishte pikërisht “Njeriu Tigër”, ose siç e kujtojnë shumë fëmijë të asaj kohe “Uomo Tigre”, personazhi që bëri të njohur Kimura-n.
/Shkodranews