Loading...

Dy makina janë djegur ditët e fundit në Vlorë

Dy makina janë djegur ditët e fundit në Vlorë, ndërsa policia ka dhënë informacione të pakta. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur vetëm se ka rënë zjarr. Ndërkaq dyshimet janë se zjarrvëniet janë të qëllimshme.

Njoftimet e policisë së Vlorës: Informacion paraprak Më datë 21.10.2018, në orën 01:45, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të markës “Ford”, në pronësi të shtetasit B.B. vjeç 57, banues në Vlorë. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Informacion paraprak;  Më datë 22.10.2018, në rrugën “Mustafa Bello”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases R.E., vjeçe 33, banuese në Vlorë. Po punohet për përcaktimin e rënies së zjarrit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com