Gjykata e Tiranës ka liruar pronarin e lokalit Redi Popesku, ku ndodhi ngjarja në Bllok më 4 tetor. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për pronarin e lokalit.
“Vendimi i gjykatës së Tiranës për Redi Popeskun nuk është i drejtë dhe nuk mund të caktohet masë sigurie. Popesku nuk mund të lihet me arrest shtëpie, pasi nuk ka fshehur asnjë armë”- tha avokati.
Redi Popesku u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po pengon autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen në lokalin e tij.
Më hereët burime nga Prokuroria thanë për “BalkanWeb” se Popesku, që është edhe një nga dëshmitarët kyç në ngjarje, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë të cilën e disponon me leje. Institucioni i akuzës këmbëngul për sekuestrimin e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizës balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato.
“Biznesmeni Popesku thanë burimet ka pranuar të dorëzojë vetëm një armë gjahu, të cilën gjithashtu e disponon me leje, por kjo nuk i shërben hetimit, pasi në ngjarje, dyshohet të jenë përdorur tri pistoleta”./korrieri