Flori Mumajesi është përshirë në një vorbull fjalësh, ku thuhet se ai është në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, ndërsa nëna e fëmijës së tij është ish-pornostarja me origjinë shqiptare, Alby Rydes.
Emisioni ‘SevenBizz’ ka zbuluar nga burime të sigurta, se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur.
Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht po publikon fotografi me barkun e fryrë.
Dhe burimet për ‘SevenBizz’ kanë thënë se fëmija që ajo po pret, është pikërisht i Flori Mumajesit, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë edhe artisti i njohur me emrin Loco, me anë të një postimi ka uruar Albyn, duke shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat po a s’pate mashkull ma t’mire me gjet veç Flori Mumajesi me ta fry barkun a”.
Madje, në rrjetin social Instagram, të dy po e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Alby Rydes po ndjek.
Ndërsa e njëjta gjë nuk po ndodh mes Florit dhe Libertës, me të cilën ai ishte deri vonë në një lidhje.