Policia e Shtetit po vazhdon operacionet në të gjitha vendin për kapjen e personazheve të njohura për drejtësinë.
Një operacion u ndërmor dje në Sarandë për kapjen e Klement Balilit por nuk pati rezultat, megjithatë një tjetër “i fortë” ka rënë në rrjetën e policisë. Policia ka arrestuar në fshatin Stjar mbrëmjen e kaluar për llogari të Krimeve të Rënda, shtetasin Abedin Kuci, 49 vjeç. Mësohet se Kuci ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.
49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohej sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.
Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar forcat RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Ndërkaq burimet thanë se është arrestuar dhe një personazh i dytë i njohur, i cili është dërguar në Vlorë por emri i tij nuk bëhet i ditur./korrieri