Telenovelat politike “Babale” dhe “Xhisiela” për shqiptarët janë vetëm një betejë mes partive që tashmë janë kthyer në shqetësuese.
Madje sipas tyre, as politikë nuk mund të quhet më.
Qytetari: Babalja, Babalja, ajo goca atje nga…, nuk merren më me hallet e popullit.
Ajo çfarë kërkojnë nga mazhoranca dhe opozita, është trajtimi i problemeve të përditshme që kanë.
Qytetari: Përtokë janë drejtësia, sistemi bankar, përtokë punësimi, përtokë të gjitha.
Qytetarja: Ne pensionistëve na i kanë bërë ilaçet me lekë, na iku mendja e kokës. Edhe për të ngrënë nuk na del.
Qytetari: Më shumë duhet të punojnë për popullin.
Propozimin për mbylljen e portaleve informative e shikojnë si tentativë për të vrarë të vërtetën.
Qytetari: Media ka lirinë e vet, do të informojë popullin, ç’të keqe ka këtu? Edhe lirinë e fjalës duhet ta heqin këta?
Vetëm këtë muaj në prokurori janë paraqitur rreth 5 padi prej politikanëve me akuzën e shpifjes./korrieri