Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas arrestimeve masive të ditës së sotme, duke filluar që nga anëtarë të grupeve kriminale e deri tek ish-deputetë.
Në një status në Twitter, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë me opozitën ku shprehet se ky vend është i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin.
“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë,” shkruan Rama.
@ediramaal
Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund
Arrestimet e sotme:
Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv
Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash
Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash
“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge
Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut
• Kërkime për Klement Balilin dhe Lul Berishen