Loading...

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri

Është një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme dhe e mrekullueshme. Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër. Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki. Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza. Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë. Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell përgatitjen e gjizës me vaj ulliri dhe hudhra, një pjatë thjeshtë fantastike.

Gjizë me Vaj Ulliri të Freskët dhe Hudhra

Përgatitja (Përbërësit për 4-5 persona)

500 gr gjizë me kripë

4-5 thelpinj hudhra të shtypura

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Piper i zi

Spec djegës (sipas dëshirës)

Si fillim  ju këshillon që të parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius. Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë. Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë. Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.

Vlerat ushqyese të gjizës  Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur. Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

163 kalori, 28 gramë proteinë, 6.1 gramë karbohidrate ,2.3 gramë yndyrë

30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit

30% të dozës së rekomanduar të sodiumit

29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit

24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12

22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës

14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit

7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër. Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme./AgroWeb.org

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com