Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është një sportist i madh në fushën e blertë por mbi të gjitha një njeri i ndjeshëm dhe solidar. Xhaka e ka treguar këtë shumë herë, duke ndihmuar fëmijët më në nevojë.
Së fundi futbollisti shqiptar ka befasuar një fëmijë në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Leonita, ka vizituar një spital të fëmijëve me autizëm. Një vizitë e veçantë që ka gëzuar pa masë Julianin e vogël. Një fëmijë i vogël, por shumë special.
Julian është tifozi personal i Xhakës, sepse lojtari i Zvicrës e ka vizituar në kohën kur ka luajtur me Borussia Mönchengladbach. Këtë herë, Graniti ka dërguar gruan e tij për të vizituar Julianin, raporton “Albinfoch”.Ai pati dhe një lidhje telefonike me të ku i premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt sërish. Kjo surprizë gëzoi pa masë fëmijën e vogël. “Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbach. Ky fëmijë është fantastik, energjia që ka për jetën është një mësim për të gjithë. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt, qëndro i fortë burrë i madh”, shkruan Xhaka në rrjetet sociale.