Ka qenë një ditë e diel e zakonshme dhe dikush vraponte për punë në pazar, dikush për të blerë e dikush për të pirë një kafe kur ndodhi e papritura.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Fierit mesditën e sotme në pikun e lëvizjeve. Një automjet luksoz tip “Benz” ka dalë jashtë rruge dhe ka hipur mbi trotuar në parkun qendror të qytetit të Fierit.
Makina ka marrë përpara dy gra dhe njërës prej tyre i ka thyer këmbët duke e futur poshtë rrotave. Aksidenti ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët.
“Opupu pamë tmerr me sy. Akoma po dridhem. Ajo përpëlitej nën rrota. Gjak. Kush kërkonte ujë. S’kam për ta harruar kurrë”, tregoi një grua.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia që ka shoqëruar drejtuesin.