Po i respektoj të gjitha traktatet, atë të Dublinit, të Sofjes, misionet ndërkombëtare dhe ndihem i trishtuar ndërkohë që të tjerët bëjnë punët e tyre në bujqësi, ekonomi, financa dhe banka, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
”Më hipën dëshira të shkoj atje (BE – shën. i përkth.), si një njeri për së mbari dhe të ndryshoj rregullat”, theksoi Salvini gjatë një fjalimi në një forum për bujqësinë dhe ushqimin.
“Sigurisht, ndryshimi i ekuilibrave dhe i qasjes kulturore përpara ndryshimeve ekonomike në Europës është thelbësor pasi tre të katërtat e ligjeve që ne ministrat dhe ne deputetët miratojmë në Dhomën e Ulët dhe në Senat vijnë nga Brukseli”, tha ai.
”Dhe, nëse ligjet nga Brukseli vijnë me mangësi, ne duhet t’i rregullojmë. Kjo më trishton pasi më duhet të dëgjoj vërejtjet e të gjithëve”, theksoi Salvini./atsh