Loading...

Cristiano Ronaldo figura më influente në botë

Cristiano Ronaldo është mbreti i social jo vetëm në mes të futbollistëve, por edhe ndër personazhet më të famshëm të planetit, sipas një sondazhi të KPMG. Sipas agjencisë të këtij shërbimi, portugezi i Juventusit rezulton personazhi më influent në Botë.

Më shumë se Messi, Papa Francesko apo Donald Trump. CR7 numëron rreth 340 milion ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, kundër vetëm 205 të Naymar dhe 189 të Messit.

Në nivel sportiv pa ndarë disiplinat ai gjithashtu qëndron më lart se basketbollisti LeBron James, që ka 106.E pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe të tjerë të famshëm jashtë sportit. Justin Bieber dhe Taylor Swift që kanw rreth 300 milion fansa, Barack Obala 176, ndërsa Trump dhe Papa Francesco janë shumë larg me (90 dhe 11). I Pathyeshëm me pak fjalë?

Ndoshta jo sepse sipas një postimi të Instagram, fituesi i Topit të Artë është I treti pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez, në një klasifikim special që llogarit vlerat ekonomike të çdonjërit nga postimet në rrjetet sociale.
750 milion dollar për Ronaldon kundër 800 milion të Gomez dhe 1 milion të Jenner.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com