Loading...

Romë/Prangosen 4 shqiptarë

Operacion i zhvilluar në Itali, autoritetet kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 4 shqiptarëve, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Në Romë është zhvilluar aksioni “Maxi”, ku në sajë të këtij aksioni është konfiskuar 41 kilogramë marijuanë dhe 700 gramë kokainë. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar përdornin identitete të rreme me dokumente të falsifikuara.

Kjo gjë ndiqej si strategji duke humbur nga gjurmët e policisë transmeton romatoday.it. Ndaj shqiptarëve rëndojnë disa akuza pasi për post trafikimit dhe shitjes së narkotikëve, ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të identitetit.

Autoritetet vijojnë kontrollet prej ditësh në të gjitha rrugët e qyteteve të Italisë me qëllim identifikimin dhe goditjen e grupeve të rrezikshme kriminale.

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com