Loading...

“Bëj jetë qeni”, rrëfimi i të moshuarës që jeton mes sëmundjes dhe skamjes

Bukurie Shkurta përveç emrit nuk ka asgjë të bukur në jetën e saj. Me shikim të dobët shkaktuar nga diabeti në fazë të avancuar, gruaja jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në moshë madhore, dy prej të cilëve vuajnë nga ç’rregullime të shëndetit mendor, në një shtëpi të rrënuar në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës.

68-vjeçarja i ngrys ditë e netët e saj në këtë divan të vjetër pranë maces, pa jastëk nën kokë, në të vetmen dhomë të shtëpisë që është mbytur nga lagështia dhe era e rëndë. Pensioni nuk i del as për mjekimin e plotë me insulinë.

Mes blerjes se insulinave dhe bukës së gojës ajo zgjedh këtë të fundit “Marr insulinë, por jo shumë. Lekët që marr s’më dalin, se duhet të ha dhe bukë. Marr ilaçe”, thotë gruaja per News 24.

Ela është vetëm 22 vjeç, vajza është invalide, me probleme të shëndetit mendor, por është e vetmja që kujdeset për prindërit e moshuar e të sëmurë dhe vëllezërit e saj. “Jam 22 vjeçe. Mbaj familjen, janë të sëmurë. Të gjithë jemi. Ju lutem të na ndihmoni, të vënë dorën në zemër. Unë s’jam e aftë për punë, por duhet të kujdesem për familjen. Po ika unë, s’ka kush të kujdeset për ta (qan)”, shprehet vajza. Në korridorin e shtëpisë që shërben edhe si kuzhinë nuk ka një dollap ushqimesh, ndërsa të vetmet produkte janë një bukë e mykur dhe një qese miell dhe disa bidonë me vaj të falur. Familja E Varfer “Këto që sheh nga i kanë falur. Kur të mbarojnë ato, do rrimë.

Do presim rrogën e mamit dhe të babit”, thotë vajza. Ndonëse kjo është vetëm një prej familjeve në kushte të vështira jetese, panorama e këtij fenomeni është më e gjerë. Në bashkinë e re Gjirokastër numërohen 100 familje aplikuese në skemën e ndihmës ekonomike, ku vetëm 50 % e tyre janë përfituese të kësaj skeme, ndërsa pjesa tjetër e tyre mbeten jashtë kësaj skeme për shkak të pamjaftueshmërisë së pikëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com