Loading...

Zonja Tefta bën ‘për një lek’ Renaton e Top Channel: Hodhe ushqimin! SKANDALOZE! Në kuzhinë me taka 20 pond..

Zonja Tefta, e cila së fundmi punoi në ekranin e Report Tv duke sjellë receta të veçanta për shikuesit e shumë dashuri për gatimin, nuk ka ngurruar të shfaqë gjithçfarë mendon për programin që nisi me shumë bujë në Top Channel ”Hell´s Kitchen”, sjellë nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përmes një reflektimi zonja Tefta shpreh hapur zhgënjimin dhe kritikon Renaton për mënyrën e sjelljes.

“Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar”, shkruan Tefta ndërsa nuk le pa përmendur as takat 20 pond të një prej shefeve të kuzhinës, konkurrente në këtë emision.

REAGIMI I PLOTË I ZONJËS TEFTA:

Ndjej keqardhje që për hir të komercializimit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të programeve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunizmit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të cdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet re në emisione si ”Hell´s Kitchen” në Top Channel – kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.

Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë sesi do ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses te ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre!

Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia , të përcjell tek teleshikuesit, edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat cdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në bestytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.

Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar.

Ndërsa lexoj komentet e shikuesve të programit në faqen e facebookut të Top Channel, ndjej admirim për mospërkrahjen e sjelljeve të tilla arrogante të paasnjë kuptimtë.

Si do të ndiheshit të shijonit pjata ”fantastike” nëse pas atij ushqimi që të servirin fshihet një dhunë e tillë verbale dhe psikologjike?! A do e përtypnit dot atë ushqim?

Si e apasionuar pas gatimit e kuzhinës, do vazhdoj ta ndjek këtë emision, por në asnjë moment nuk do të hezitoj të kritikoj sjellje të tilla, që nuk pasqyrojnë kulturën dhe edukatën e shqiptarëve. Një shefe e ardhshme kuzhine nuk mund të punojë me takat 20 pond në kuzhinën e një restoranti! Kuzhina ka kod veshjeje sikurse cdo profession tjetër shef Renato!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com