Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një inspektim në Spitalin Rajonal të Fierit, për të parë ndryshimet në këtë spital. Gjithashtu ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se spitali ishte transformuar rrënjësisht madje bëri me dije hapjen e repartit të ri të trajtimit të kancerit.
“E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.
Ashtu siç njihet për batutat e tij, kryeministrit nuk i ka shpëtuar edhe ky rast që të bëjë një të tillë. Teksa hynte në një repart, u tha mjekëve: “Ore më ra goja, këto dyert mos i bëni kaq të vogla sa për Erjon Braçen”./korrieri