Loading...

Laboratori në Brenot të Hasit, pse hesht ende Policia? Dyshohet se i përket një…

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga operacioni i policisë në fshatin Brenog të Hasit, Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë version zyrtar mbi rezultatin. Kjo pasi Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e drogës. Mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramët.

Në mjediset e përshtatura për përpunimin e drogës janë gjetur edhe përzierës të tjerë. Sipas burimeve, në pranga deri më tani janë vënë 5 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta. Në lokalizimin dhe goditjen e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me agjenci të huaja. Ndërkohë që droga, që mendohet se vinte në Shqipëri nga Afganistani, pasi përpunohej dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Dosja për këtë rast pritet t’i kalojë Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërkohë që sipas burimeve po bashkëpunohet edhe me policitë e disa vendeve të huaja, ku dyshohet se ndodhen disa nga personat e përfshirë në trafikun e drogës vdekjeprurëse./TCH

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com