Loading...

Tha se nuk e njihte, deputeti shkodran i kthehet Ramës: Ti njeh trafikantët mor i palarë dhe i paditur

Mbrëmë  në emisionin “Zonë e Lirë” kryeministrin Edi Rama u shpreh se nuk e njeh deputetin demokrat Bardh Spahia, i cili akuzon vazhdimisht qeverinë lidhur me emërimet pa meritë në shëndetësi.Ndërkaq, ka reaguar vetë deputeti shkodran, mjek në profesion, duke i thënë kryeministrit se ai njeh vetëm vrasës, trafikantë, përdhunues.

“Që ti s’më njeh mua është nder për mua e në rastin më optimist turp për ty që s’njeh një nga deputetet e parlamentit te vendit që ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turpëron. Ti nuk më njeh se ti njeh vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikesh, hajdutë, servila dhe antishqiptar brenda e jashtë vendit tone. Por unë dhe cdo shqipetar i ndershëm dhe që e do vendin e vet të njohim mirë. Të njohim si djalin e nje firmosësi të urdhërit të varjes se një shqiptari të mire e patriot.

Të njohim si mbetje e një sistemi të urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, të njohim si shkaktarin e largimit të gati gjysëm milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, të njohim si shitësin e trojeve tona, të njohim si vasalin e krimit, të njohim si ai që ulërinte me të madhe mos hiqni vizat për shqipetarët, të njohim edhe si nje artist të deshtuar të pa larë e të pa ditur. Si mjek mund të të beja edhe një diagnoze personale tënden por ateherë do isha duke folur për një pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bëj këtë publikisht”, shkruan deputeti shkodran në reagimin e tij./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com