Së paku 50 persona kanë humbur jetën këtë të premte dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur pasi një tren ka përplasur turmën e njerëzve.
Në qytetin verior të Amritsarit njerëzit po shikonin një shfaqje fishekzjarrezh gjatë një festimi tradicional të Dussehra, në momentin kur treni u përplas me turmën e njerëzve.
Mediat njoftojnë se dëshmitarët në vendngjarje raportuan se mes viktimave kishte dhe disa fëmijë ndërsa kryeministri i vendit ka urdhëruar një hetim sa më të shpejtë për fatkeqësinë.
https://youtu.be/JjUVYx6gyZY