Ylli brazilian i PSG, Neymar dhe bukuroshja Bruna Marquezine i kanë dhënë fund lidhjes së tyre romantike. Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja e modelja 23-vjeçare teksa ka folur për gazetarët gjatë një mbrëmjeje gala në Brazil, shkruan Shkodranews.
Bukuroshja ka treguar se vendimi ishte i Neymar.
“Ishte një vendim i tiji, por kam shumë respekt, shumë dashuri për të dhe për gjithçka për të cilën kemi jetuar së bashku. Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas për këtë, se duhet ta bëj diçka të tillë, por vetëm këtë herë”, tha ajo mes të tjerash./Shkodranews