Policia e Kukësit ka reaguar për herë të parë pas lajmit të zbulimit të një laboratori droge në Has.
Zyrtarisht bëhet e ditur se Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.
“Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditet në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit”, deklaron policia.
Ndërkaq “BalkanWeb” mëson se janë disa të arrestuar ndërsa dyshohet se përpunimin e heroinës e bënin të huajt. Në objekt janë kapur mbi 100 kg heroinë si dhe opium.